U konfirmua prania e virusit te 4 arsimtarë në shkollat e Bujanocit, janë prekur edhe dy fëmijë

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 17 nëntor 2020. Dy fëmijë të moshës 5 dhe 15 janë prekur nga virusi Covid-19 në Bujanoc, u konfirmua për Bujanovaçke në Shtëpinë e shëndetit në Buajnoc. Poashtu, ka të prekur edhe në mesin e punonjësve të dy shkollave të mesme në Bujanoc.

-Infeksioni me Covid-19 është konfirmuar tek fëmijët. Ajo që mund të them është se gjendja e tyre është e mirë dhe se nuk kishte nevojë për shtrim në spital, përkatësisht ata do të marrin trajtim shtëpiak – thotë Dr. Daliborka Pavlloviq, drejtoreshë në Shtëpinë e shëndetit në Buajnoc.

Një fëmijë pesë vjeçar që vuan nga Covid – 19 nuk është më duke shkuar në EP “Gëzimi ynë” në Bujanoc.

– Në mesin e fëmijëve, që përdorin shërbimet e institucionit parashkollor “Gëzimi ynë”, nuk ka të infektuar me Covid-19, nëse kjo ndodh, është e sigurt që do të informohemi me kohë në mënyrë që të mund të reagojmë menjëherë – tha, për portalin tonë, drejtori Millovan Aleksiq.

Ende nuk ka informacion se në cilën shkollë vijon mësimet njëri nga fëmijët e prekur, si dhe nëse janë marrë masa për të parandaluar përhapjen e Covid – 19.

Shkolla e Mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc njoftoi të hënën se ka të prekur në mesin e punonjësve dhe u bëri thirrje nxënësve dhe punonjësve që t’i përmbahen rreptësisht masave parandaluese.

– Në mesin e punonjësve të shkollës i kemi tre persona të prekur me Covid – 19, mirëpo ata nuk kishin kontakte me nxënësit andaj edhe nuk ka ndodhë që ndonjë prej tyre të infektohet. Ne vazhdojmë të punojmë me duke respektuar në maksimum masat parandaluese – tha për Buajnovaçke, drejtori Shkollës së mesme , Zejna Fejzullahu.

Prania e virusit u konfirmua gjithashtu në një nga mësuesit e shkollës së mesme “Sveti Sava”.

– Punonjësi gjatë gjithë kohës ka respektuar masat, ka mbajtur maskë krahas distancës së paraparë me të tjerët, ndërkaq të gjitha kontaktet u ekzaminuan nga Enti i Shëndetit Publik në Vranjë. Ne po i respektojmë me përpikëri masat dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë – thotë drejtoresha Biserka Joviq.

Sipas informacionit nga shkolla fillore “Branko Radičević” në Bujanoc, nuk ka asnjë rast të regjistruar në mesin e të punësuarve dhe fëmijëve në këtë shkollë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *