fbpx

KOMUNA E NDËSHKON KF “TËRNOCI” PËR SHKAK TË PRANISË SË PUBLIKUT NË DERBI

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 21 nëntor 2020 – Pas ndeshjes së zhvilluar më 8 nëntor në Tërnoc, e cila u luajt para rreth 1000 spektatorëve, pavarësisht ndalimit të tubimeve për shkak të COVID-19, policia raportoi ngjarjen në Inspeksionin Komunal.

Kryeshefi i Drejtoratit për punë të inspeksinit në administratën komunale Bujanoc, Metin Ramizi, i tha Bujanovaçkes se organizatori i ndeshjes do të gjobitetpërkatëisht ai do të marrë një urdhër për kundërvajtje.

– Nga zyrtarët e Stacionit policor në Bujanoc morëm një shënim zyrtar me rastin e zhvillimit të ndeshjes futbollistike në stadiumin e KF “Trnoci” – thuhet në raportin e inspeksionit të miratuar nga Shtabi komunal për situata emergjente.

Ndeshja midis KF “Tërnoci” dhe “Lugina” nga Presheva luajt më 8 nëntor para tribunave të mbushura me përplot spektatorë, siç dëshmohet nga fotografia e realizuar nga Bujanovaçke, ndërkohë që disa nga bashkëbiseduesit tanë konfirmuan se derbin lokal shqiptar e kishin dnjekur të paktën një mijë njerëz.

Në fillim të javës, Inspeksioni komunal e informoi Shtabin se kishte lëshuar një urdhër për gjobitje, bazuar në një shënim zyrtar nga policia, për shkak të tubimit të më shumë personave në një ndeshje futbolli, se sa që është e lejuar, por që përkonte me ndeshjen e zhvilluar në Levosojë Levosojë, midis klubit vendas me të njëjtin emër dhe KF “Trnoci”.

Megjithëse u luajt një javë më parë, nuk kishte asnjë raport policie për ndeshjen në Tërnoc, gjë që, për Bujanovaçke, u konfirmua nga kryeshefi Metin Ramizi.

Kur u pyet nga portali ynë nëse masat ishin shkelur në ndeshjen KF “Trnoci”-“Lugina”, ai tha se inspeksioni komunalnuk mori asnjë raport në lidhje me atë ngjarje.




Leave a Reply

Your email address will not be published.