fbpx

PËR TRI DITË 44 TË PREKUR ME COVID -19 NË BUJANOC

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 26 nëntor 2020. Sipas të dhënave të publikuara të mërkuren është konfirmuar se nga virusi Covid -19 janë prekur edhe 19 qytetarë të tjerë të Komunës së Bujanocit, ndërkaq për 2 raste është rritur edhe numri i të sëmurëve nga radhët e personelit shëndetësor të Shtëpisë së shëndetit.

Brenda tre ditësh – nga e hëna deri të mërkurën – nga Covid- 19 janë prekur 44 persona.

Sipas të dhënave zyrtare nga ky ent shëndetësor, vetëm në nëntor nga kjo sëmundje janë prekur 172 qytetarë.

Brenda kësaj periudhe janë 15 raste me Covid-19 në mesin e personelit mejkësor.

Gjatë ditës së djeshme, u regjistrua numri më i madh i ekzaminimeve në ambulancën Covid që nga fillimi i epidemisë – 133.

Në mesin e rasteve potenciale që kërkuan ndihmën mjekësore ishin edhe shtatë fëmijë.

Nga 35 testet e kryera me metodën antigjen, më shumë se gjysma, ose 19, ishin pozitivë.

Numri i përgjithshëm i pacientëve që nga fillimi i epidemisë tani është rritur në 384.




Leave a Reply

Your email address will not be published.