fbpx

KAMBERI: E ARDHMJA E SERBËVE DHE SHQIPTARËVE ËSHTË NË BASHKËPUNIMIN E NDËRSJELLTË

Bujanoc, 2 dhjetor 2020 (Foto: printskrin nga VOA) – Unë besoj se e ardhmja e të gjithë popujve të Ballkanit, dhe mbi të gjitha e dy popujve kryesorë, serbëve dhe shqiptarëve – shqiptarëve dhe serbëve, është në bashkëpunim – thotë Shaip Kamberi, deputet i Parlamentit Serb nga lista ” Lugina e Bashkuar – Partia e aksionit demokratik “, e cila përbëhet nga anëtarë të pakicave kombëtare shqiptare dhe boshnjake.

Në një intervistë me Zërin e Amerikës (VOA), ai tha se pas të paraqitjeve të tija në parlament, ku grupi parlamentar të cilin e drejton është opozita e vetme, ai mori mbështetje të madhe nga qytetarët e kombësisë serbe.

“Unë jam i sigurt se do të vijë koha kur miqësia, pra këto raporte, do të normalizohen. Ato nuk do të thotë se duhet të jenë plotësisht miqësore në fillim, por së paku të normalizohen, në mënyrë që të mund të jetojmë pranë njëri-tjetrit dhe me njëri-tjetrin,” tha Kamberi, kryetar i Partisë për veprim demokratik (PVD) dhe përfaqësues politikë i pakicës shqiptare në jugun e Serbisë.

Ish-presidenti i Komunës së Bujanocit thotë për Zërin e Amerikës se ai është i bindur se të kuptuarit e drejtë të raporteve midis dy kombeve mund të ndihmohet duke analizuar veprat e njërit prej autorëve serbë më progresivë.

“Unë mendoj se të paktën njerëzit që janë të përfshirë në politikë në Serbi duhet të lexojnë shumë më tepër nga liberali serb Dimitrije Tucoviq dhe si rezultat im kësaj ta shohin situatën reale të asaj se si kishin filluar gjërat me Kosovën dhe shqiptarët – për sa i përket problemeve”, tha deputeti në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Ai i referohet një teoricieni, politikani, shkrimtari, botuesi dhe veterani të luftës, ndër të tjera, autori i veprës Serbia dhe Shqipëria nga 1914, i cili u angazhua për marrëdhëniet mira fqinjësore midis serbëve dhe shqiptarëve bazuar në një kontekst politik, kulturor dhe historik.

Intervistën e plotë të deputetit Kamberimund ta lexoni KËTU

https://www.glasamerike.net/a/intervju-saip-kamberi-srbija-albanija-odnosi-pomirenje/5682021.html




Leave a Reply

Your email address will not be published.