NË MESIN E 13 TË PREKURVE ME COVID -19 EDHE NJË SHTATZËNE

Nga: N. Stevanoviq

Bujanoc, 2 dhjetor 2020 – Të martën u konfirmua se në komunën e Bujanocit me virusin Covid – 19 janë prekur edhe 13 persona, duke përfshirë një grua shtatzënë dhe një punonjës tjetër të Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc.

Sipas Dr. Daliborka Pavlloviq, drejtoreshë në entin e këtushëm shëndetësor, gruaja shtatzënë është mirë dhe do të trajtohet në shtëpi.

– Dje, ajo u dërgua në spitalin në Vranjë për një ekzaminim nga një infektolog, i cili vlerësoi se ishte në gjendje të mirë dhe se shtrimi në spital nuk ishte i nevojshëm – thotë Dr. Pavlloviq për Bujanovaçke.

Gjashtë nga të prekurit u dërguan në spital, por jo të gjithë u ndaluan për trajtim.

Numri i punëtorëve të infektuar të Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc vazhdon të rritet çdo ditë, ndërsa nga 1 nëntori tani më janë konfirmuar 18 raste të tilla.

117 ekzaminime u kryen dje në ambulancën Covid, përfshirë tre fëmijë.

Në dy ditë të dhjetorit, virusi Covid-19 u konfirmua në 20 persona, ndërsa gjatë muajit të kaluar u shënua numër rekord prej 217 qytetarë të prekur.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *