KAMBERI: SHTETI PO I SHKELË TË DREJTAT EKONOMIKE TË QYTETARËVE NË JUG TË SERBISË

Bujanoc, 7. dhjetor 2020. Deputeti nga Bujanoci Shaip Kamberi kërkon që çështja e shqiptarëve në jug të Serbisë të përfshihet në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës sepse, siç thotë ai, një marrëveshje e mundshme midis dy palëve nuk do të jetë gjithëpërfshirëse nëse nuk zgjidhet “problemi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, transmeton portali kosovar Economia online.

– Është momenti i fundit për Serbinë, një vend që ka hapur disa kapituj në dialogun me BE-në, për t’u bërë pjesë e familjes evropiane, për të ndryshuar qasjen e saj ndaj pakicave, veçanërisht shqiptarëve, në mënyrë që të arrijë standardet e BE – thotë Kamberi.

Sipas tij, fshirja e adresave të “Shqiptarëve në Luginën e Preshevës po bëhet me qëllim të spastrimit etnik “.

– Përveç kësaj, Serbia diskriminon shqiptarët në të drejtat e tyre ekonomike, gjë që ndikon në largimin e të rinjve nga Lugina e Preshevës – thotë Kamberi.

Ai theksoi se, megjithëse shqiptarët shpesh nënshkruanin marrëveshje me Qeverinë e Serbisë dhe kështu shprehnin gatishmërinë e tyre për integrim në Serbi, kjo gjë nuk prodhoi ndonjë efekt të dëshiruar.

– Ne kemi theksuar shumë herë se diskriminimi shtetëror që Serbia e filloi në fund të viteve 90 në shumë zona vazhdon edhe sot. Përkundër faktit se ne jemi në procesin politik, në një dialog të qetë me Beogradin që nga përfundimi i luftës së UPPMB-ës, tha ai.

Moszbatimi i planit të përbashkët nga 2001, marrëveshjeve nga 2009 dhe 2013, i solli shqiptarët, siç thotë ai, në një situatë të pashpresë, veçanërisht me mosnjohjen e diplomave, probleme të tjera në fushën e arsimit dhe mungesën e integrimit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *