NGA FILLIMI I PANDEMISË MË SË SHUMTI VIZITA MJEKËSORE, POR MË PAK RASTE POZITIVE NË BUJANOC

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 10 dhjetor 2020 – Të mërkurën në Bujanoc u konfirmuan dhjetë raste të reja me covid-19, ndërsa 141 pacientë u ekzaminuan në ambulancën Kovid të Shtëpisëë së shëndetit, që është numri më i madh që nga fillimi i pandemisë në mars.

Që nga fillimi i javës, kemi 35 raste të reja, ndërsa 95 është numri i deritanishëm i të prekurve për muajin dhjetor.

Në mesin e pacientëve të ekzaminuar të mërkurën në Ambulancën covid ishin edhe katër fëmijë.

Janë kryer 28 teste antigene, 2 PCR dhe 26 analiza serologjike.

140 pacientë janë të shtruar në spitalet kovid të QM në Vranjë.

Nga ai numër, 135 janë pozitivë në koronavirus ndërsa 136 pacientë janë me bronhopneumoni.

44 prej tyre janë në terapi me oksigjen.

17 persona u pranuan për trajtim spitalor dhe i njëjti numër u lëshuan për trajtim në shtëpi.

Aktualisht ka 20 shtretër të lirë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *