Në 4 javët e fundit, sot në Bujanoc pati më së paku të prekurish me Covid – 19

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 11 dhjetor 2020. -Gjatë ditës së djeshme në Komunën e Bujanocit janë shënuar vetëm 4 raste të reja me Covid-19, që i bie me më së paku raste brenda një dite në 4 javët e fundit.

Numri njëshifror i të prekurve u shënua edhe gjatë të mërkurës, kur u regjistruan 9 raste nga 28 mostra të analizuara në sipas metodës antigjen, ndërsa dje kishte 8 mostra të testuar më pak.

Të enjten u konfirmua infektimi edhe i një punonjësi shëndetësor në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc.

Ka rënë edhe numri i ekzaminimeve brenda një dite, nga 141 para dy dite, dje ky numër kishte rënë në 109, mes të cilëve edhe 9 fëmijë.

Sipas të dhënave zyrtare të Shtëpisë së shëndetit, në 10 ditët e dhjetorit nga virusi Covid-19 janë prekur 100 persona.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *