LOKALET AFARISTE NË SHTËPINË E KULTURËS PRE E ZËVENDËS KRYETARIT TË KOMUNËS, PUNIMET PA LEJE

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 15 dhjetor 2020 – Nënkryetari i komunës, Shqiprim Musliu, qëndron pas ndërtimit të paligjshëm dhe lidhjes së dy kafiterive në Shtëpinë e kulturës 2Vuk Karaxhiq” në Bujanoc , është konfirmuar për portalin tonë nga disa burime të besueshme.


Foto 1: pranim dorëzimi i detyrës së drejtorit në Shtëpinë e kulturës

Bujanovaçke mëson se Musliu është pronari jozyrtar i kafiterisë “Transit”, e cila synon të zgjerohet në një restorant fqinj brenda Shtëpisë së kulturës, dhe qiramarrësi i të gjithë hapësirës, sipas informacioneve jozyrtare, është Fatjon Limani nga Bujanoci, anëtar i Lëvizjes për progres demokratik (LPD) të Musliut.

Foto 2: Gjithçka është nën vellon e errësirës

Në Shtëpinë e Kulturës, për vite të tëra “pre” e LPD-së në ndarjen e pushtetit, nuk pranuan t’i jepnin Bujanovaçkes informacione në lidhje me qiramarrësin e hapësirës, kontratën e qirasë, shumën e qirasë dhe informacione të tjera, përveç që ata konfirmuan se nga dy lokale në sheshin e qytetit po bëhet një kafiteri.

– Kjo është puna jonë dhe ne nuk duam të themi asgjë për këtë çështje, do ta shihni kur të mbarojë – tha një nga punonjësit, i cili iu përgjigj pyetjeve në emër të drejtorit Granit Sadriu, sepse njeriu i parë i Shtëpisë së Kulturës “Vuk Karadzic” nuk di serbisht.

Deklaratës sonë se ky është një institucion publik dhe se ky informacion duhet të jetë i disponueshëm për publikun, drejtori u përgjigj:

– Jo patjetër, është çështje e jona dhe ju nuk jeni inspeksion.

Përndryshe, çmimi i qirasë së lokaleve në Sheshin Karagjorgje shkon mbi1000 euro në muaj.

Me 4 këshilltarë, LPD është pjesë e qeverisjes lokale në Bujanoc, e cila përbëhet nga parti shqiptare. Shqiprim Musliu është djali i të ndjerit Jonuz Musliu, i cili ishte kryetar i Kuvendit komunal në disa mandate dhe komisar politik i ish-UÇPMB-ës.

Se bëhet fjalë për ndërtime pa leje, u konfirmua për Bujanovaçke nga inspektori komunal i ndërtimit Jovica sheviq, i cili urdhëroi pezullimin e punimeve deri në marrjen e lejes nga Drejtorati i Urbanizmit.

– Unë shkova në vendin e ngjarjes së pari në nëntor dhe kërkova që punimet të ndaleshin, sepse nuk ka leje, ky ishte kontrolli i parë. Megjithatë, punimet vazhduan dhe në dhjetor i dorëzova procesverbalin dhe vendimin për pezullimin e punimeve drejtorit të Shtëpisë së kulturës. Për punimet që po bëjnë duhet leje nga Drejtorati për urbanizëm – thotë ai.

Leje ende nuk ka, sepse nuk ka kërkesë në lidhje me punimet në Shtëpinë e kulturës, konfirmoi Basri Memeti, kreu i Drejtoratit për urbanizëm.

Drejtori Granit Sadriu – i cili këtë detyrë e mori më 16 nëntor, nga një anëtar tjetër i LPD-ës, Jetmir Ismaili,  i cili u bë i njohur për publikun e gjerë pasi ndaloi shfaqjen e filmit “Kufiri Ballkanik” – nuk iu përgjigj pyetjes në lidhje me ndërtimin e paligjshëm.

Ne nuk morëm komente për njohuritë tona për ngjarjet në Shtëpinë e Kulturës as nga nënkryetari i Komunës Shqiprim Musliu, edhe pse për këtë pritëm më shumë se një orë.

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *