NEXHMEDIN SHQIPI: RAPORT JOQYTETËRUES I NAGIP ARIFIT NDAJ MEDIEVE

Bujanoc, 22 dhjetor 2020 – Për shkak të faktit se këtë vit nuk kishte konkurs në komunën e Bujanocit për bashkëfinancim të përmbajtjeve mediale, Shoqata lokale e gazetarëve “Etika” vlerëson se kjo është “sjellje e paqytetëruar”, e qeverisjes së drejtuar nga Kryetari i komunës Nagip Arifi, me qëllim “të manipulimit me paranë publike përmes errësirës e mediale.”

Në komunikatën e nënshkruar nga Nexmedin Saqipi thuhet se në komunën Bujanocit konkursi për media u anulua dy herë gjatë këtij viti.

“Pasojat e kësaj nuk e vuajnë vetëm mediat, por mbi të gjitha qytetarët që mund të mbeten pa informacion në kohë reale, gjë që është veçanërisht e rrezikshme në këtë kohë të pandemisë,” thotë Saqipi.

Ndërsa në vazhdim thotë se kjo errësirë informacioni i përshtatet qeverisjes lokale për shkak të mungesës së transparencës gjatë shpërndarjes së parave publike në sfera të tjera, siç është paga e 13-të dhe llojet e tjera të ndihmës për punonjësit në administratën publike dhe kategori të caktuara të popullsisë.

“Ne nuk i kontestojmë këto lloje të ndihmës, por heqja dorë nga media dhe gazetarët nuk është njerëzore, etike dhe morale,” thuhet në komunikatë e cila iu përcollë edhe shoqatave të gazetarëve.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *