VAKSINAT ARRIJNË SHTËPINË E SHËNDETITNË BUJANOC

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 28 dhjetor 2020. Një kontigjent i ri i vaksinave kundër gripit sezonal ka arritur në Qendrën Shëndetësore në Bujanoc, kështu që nga ky ent i fotojnë qytetarët që i përkasin kategorisë së rrezikuar të vaksinohen nga ky ent shëndetësor.

Pas përdorimit të 1.000 dozave që arritën në tetor, Qendra Shëndetësore tani ka marrë edhe 700 vaksina të tjera, konfirmoi për Bujanovaçke Dr. Daliborka Pavlloviq.

– Duhet të vaksinohen njerëzit e sëmurë kronikë, pacientët me sëmundje shoqëruese dhe më të vjetër se 65 vjeç, si dhe të gjithë ata që janë në kontakt me një numër më të madh të njerëzve për shkak të natyrës së punës së tyre, pra, zyrtarë policor, punëtorë shëndetësorë dhe punonjës social – thotë Dr. Pavlloviq

Imunizimi kryhet me udhëzim të mjekut të zgjedhur i cili përcakton indikacionet dhe kundërindikacionet.

Drejtoresha vuri në dukje se testet serologjike ndaj virusit korona më n uk janë duke u bërë në këtë ent, sepse është ndërprerë furnizimi nga Enti i shëndetit publik, por që ajo shpreson se qytetarët mund të testohen me metodën e testimit antigjen, me kërkesën e tyre.

-Testet serologjike që përcaktojnë praninë e antitrupave nuk kryhen më. Ne jemi në bisedime me autoritetet ta përcaktojnë tarifën e testimit të qytetarëve që duan të testohen me analiza të antigjenit, në cilësinë e një shërbimi me pagesë – tha Dr. Pavlloviq.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *