DREJTORËT E EP “GËZIMI YNË” DHE QENDRËS SPORTIVE PARALAJMËROJNË PADI KUNDR ARIFIT

Bujanoc, 5 shkurt 2021 – Për shkak të tekave të tij personal nuk po I nënshkruan urdhërpagesat e rrogave për punonjësit e Entit parashkollor dhe Qendrës sportive, drejtorët e këtyre institucioneve publike njoftuan setë hënën do të ushtrojnë padi kundër kryetarit të Bujanocit Nagip Arifi.

Drejtori i QS “Rinia” Fatmir Asani thotë se Arifi po vepron arbitrarisht duke shkelur ligjin:
– Bëhet fjalë për para të pagave nga buxheti i komunës, dhe askush, madje as kryetari, nuk ka të drejtë t’ua mohojë këtë të drejtë punonjësve. Nëse pagat tona nuk alokohen deri të hënën, unë do të ushtroj padi në gjykatë. Duket se Arifi është mësuar që të gjithë ta lusin dhe të vendosë për gjithçka, thotë Asani për Bujanovaçke.
Millovan Aleksiq, drejtori i Entit parashkollor, gjithashtu thotë se po e shqyrton mundësinë e ushtrimit të padisë së përbashkët me me Hasanin, dhe se me siguri kështu do të veproj nëse pagat nuk alokohen deri të hënën.

Sot më herët, Bujanovaçke njoftuan se të gjitha ndërmarrjet publike dhe institucionet morën pagat për muajin janar, përveç dy enteve të lartëpërmendura.

Kujtojmë që edhe Bujanovaçke kanë bërë gati padinë gjyësore kundër Administratës komunale dhe kryetarit të komunës për shkak të borxhit por edhe të arbitraritetit të Arifit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *