Bujanovaçke, 8 shkurt 2021
Bujanovac, 8 shkurt 2021 – Shitësve ambulant që të hënave i shesin mallrat e tyre në rrugët afër tregut, iu është dhënë afat që këtë mundësi ta ushtrojnë që deri më 1 mars, konfirmoi drejtori i NP Komunalia, Ruzhdi Halili për Bujanovaçke.
Siç njoftoi Bujanovaçke sot më herët, inspektorët komunalë larguan shitësit nga rruga, të cilët tashmë kishin venbdosur tezgat e tyre.
Halili thotë se kjo praktikë mund të vlejë vetëm se deri në fund të muajit:
– Arsyeja për këtë vendim është se shitësit ambulantë refuzojnë të paguajnë taksën, thotë ai.
Halili shton se Komunalia do t’i sigurojë të gjithëve vend për vendosjen e tezgave brenda tregut:
– Do të ketë vend për të gjithë ata që paguajnë taksë në hapësirat e tregut, pohon drejtori.
Pas tekstit tonë, shumë shitës kanë kundërshtuar këtë vendim.
Ata thonë se shitja në rrugë është burimi i tyre i vetëm i të ardhurave, ndërsa shumica i referohen traditës së kësaj mënyre të shitjes të hënave në rrugët në afërsi të tregut të gjelbërt në Bujanoc.