INSPEKTORËT KOMUNAL NDALOJNË SHITJEN AMBULANTORE NË RRUGË

Bujanoc, 8 shkurt 2021 – Që nga mëngjesi i sotëm inspektorët komunal kanë ndaluar shitjen e produkteve në rrugët afër tregut të gjelbërt në Bujanoc.

Siç na tha një nga shitësit, arsyeja dyshohet se është për shkak të mbeturinave që po mbeten rrugëve pas mbylljes së tregut çdo të hëne.

Sidoqoftë, shitësit kanë ngritur tezga dhe po presin për një arsye zyrtare.

– Inspektorët thonë se ata kanë një urdhër nga Komunalac që të mos na lejojnë të shesim. Delegacioni ynë shkoi te drejtori, por ai është në takim. Sidoqoftë, ne do t’I vendosim tezgat ngase sigurojmë jetesën nga ky biznes ndërsa “Komunalisë” ia paguajmë qiranë e hapësirës, thotë një nga shitësit.

Ai shton se nuk ka vend brenda tregut për të gjithë shitësit dhe u bën thirrje autoriteteve të “Komunalisë” të zgjidhin problemin së bashku.

Siç mësojmë, pikërisht për shkak të kësaj situate, një takim është duke u zhvilluar në “Komunali”, në të cilin po marrin pjesë edhe inspektorë komunalë, për rezultatin e të cilit Bujanovačka do t’ju informojë me kohë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *