KOMUNA OFRON NDIHMË PËR NDËMARRËSIT

Bujanoc, 11 shkurt 2021. Zyra për zhvillim ekonomik lokal (ZZHEL) e Komunës së Bujanocit ftoi ndërmarrësit e Bujanocit që të aplikojnë për grante për projekte zhvillimi për vitin 2021.

Sipas vetëqeverisjes lokale, kjo është një Thirrje publike e lëshuar nga Ministria e ekonomisë, ndërsa ZZHEL do t’u ofrojë ndërmarrësve vendor të gjithë ndihmën e nevojshme teknike me rastin e procedurës së aplikimit.

Të interesuarit mund të kontaktojnë Zyrën çdo ditë pune, nga ora 10 e mëngjesit deri në 1 pasdite.

Këtë vit, shteti ka ndarë 200 milion dinarë për programin e inkurajimit të ndërmarrësisë.

Fondet e akorduara nga ky program janë të destinuara, ndër të tjera, për blerjen, ndërtimin, zgjerimin, rindërtimin, mirëmbajtjen investive të hapësirave prodhuese ose bizneseve, blerjen e makinerive dhe pajisjeve të reja ose të përdorura (jo më të vjetra se pesë vjet), duke përfshirë veglat, si si dhe automjete shpërndarëse për transportin e produkteve vetanake dhe mjeteve të tjera të transportit që përdoren në procesin e prodhimit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *