BIE NUMRI I TË INFEKTUARËVE NË RRETHIN E PÇINJËS

Bujanoc, 23 prill 2021. -33 mostra u testuan të enjten në Shtëpinëe shëndetit në Buajnoc, nga të cilat 10 ishin pozitive në virusin Korona.

Në mesin e të infektuarëve është edhe një punonjës shëndetsor.

Sipas të dhënave zyrtare nga ky ent, me 10 raste të reja, numri i rasteve të kovidit në prill është ngritur në 255.

Gjatë ditës së djeshme, në ambulancën Kovid u kryen 114 ekzaminime.

Nga 295 mostra të testuara në Rrethi n e Pçinjës, 48 ishin positive, përkatësisht 16% të të testuarëve ishin pozitiv në virusin Korona.

Nga këta të sëmurë 23 persona janë nga Vranja, 6 nga Vladiçin Hani, nga 2 persona ishin nga Presheva, Surdulica dhe Bosilegradi.

98 pacientë u shtruan në spitalet kovide të QSH Vranjë, nga të cilët 90 janë pozitivë për koronavirus dhe i njëjti numër ka pneumoni bronhiale.

68 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *