RAST I MADHË PËR BIZNESET E BUJANOCIT, SHTETI KA NDARË 16.6 MILIONË DINARË, MJETE PA KTHIM

Bujanoc, Beograd, 25 prill 2021 – Kompanitë me seli në Preshevë, Bujanoc ose Medvegjë do të jenë në gjendje të marrin subvencione në shumën totale prej 40 milion dinarë, të cilat mbulojnë deri në 70 përqind të kostove të arsyetuara, thuhet në vendimin e Komisionit për Kontrollin e ndihmës shtetërore.

Sipas Nova ekonomija, ndihma individuale nuk do të jetë në gjendje të jetë më e vogël se 300.000 dinarë, as mbi shumën prej 2 milion dinarë për ndërmarrësit që nuk kanë detyrimin për të mbajtur librat afariste, dhe jo më shumë se 3 milion dinarë për ata që mbajnë libra afariste.

Gjithsej 40 milion dinarë janë paraparë për këtë ndihmë, kështu që kompanitë e Preshevës do të marrin 15,4 milion, ndërmarrjet e Bujanocit 16,6, dhe ndërmarrjet nga Medvedja 8 milion dinarë.

Nga shuma totale, 15 milion dinarë janë të destinuara për bashkëfinancim të projekteve të sipërmarrësve që kanë prirje për rritje dhe punësim të ri, dhe 25 milion për projekte të bashkëfinancimit të ndërmarrjeve mikro dhe të vogla dhe sipërmarrësve me qëllim të rritjes ekonomike dhe rritjen e punësimit.

Granti është i destinuar ekskluzivisht për blerjen e pajisjeve dhe makinerive për aktivitetet e projekteve në fushën e prodhimit dhe shërbimeve prodhuese në sektorët e bujqësisë, minierave, industries përpunuese, furnizimin me energji elektrike, gazit, avullit, ujit dhe veprimtarisë ndërtimore, përveç në sektorët e çelikut, fibrave sintetike dhe qymyrit.

Presheva, Bujanoci dhe Medvegja i përkasin grupit të katërt të komunave, që do të thotë se zhvillimi mesatar i tyre është nën 60 përqind të mesatares kombëtare.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *