Bujanoc, 28 prill 2021 – Rivaksinimi i qytetarëve me vaksinën “Pfizer”, që ishte paraparë të bëhet nga e premtja deri të dielën, për shkak të festave është shtyer për javën tjetër. planifikuar në Bujanovc nga e premtja në të diel, për shkak të ditëve jo pune gjatë pushimeve, shtyhet për javën e ardhshme.
Bëhet fjalë për rreth 700 termine, tani më, të konvokuara.
Qytetarët që përmes e-qeverisjes morën ftesë për t’u vaksinuar të premten dozën e dytë të vaksinës do ta marrin të hënën, e shtuna është zhvendosur në ditën e martë dhe ata që ishin paraparë për të dielën do të vaksinohen të mërkurën, kështu bëhet e ditur në njoftimin e Shtëpisë së shëndetit.
Drejtoresha e këtij enti, Dr. Daliborka Pavlloviq, thotë se deri më tani në komunën e Bujanocit janë imunizuar mbi 9.000 qytetarë.