fbpx

KUVENDI: PËRPLASJET SERBE, TREGTIA DHE ÇFARË RËNDËSIE PËR QYTETARËT KA SHUMICA E NGUSHTË

Bujanovaçke, 29 prill2021. (Photo Gordana Bjeletiq)-Ndërsa qytetarët, përmes komenteve në portalin tonë dhe faqen e FB, po kërkojnë kthimin e këshilltarëve serbë në parlamentin lokal, drejtuesit e dy blloqeve serbe me gjithsej 13 mandate vazhdojnë me akuza të ndërsjellta, pa marrë parasysh interesat zgjedhësve të tyre.

Disa media të Beogradit, duke kërkuar gjak, botuan, ndërsa të tjerat e raportuan lajmin, sipas të cilit, dikush në Bujanoc tradhtoi kauzën serbe dhe parandaloi shkarkimin e kryetarit të Komunës, Nagip Arifi. Gjoja, gjithçka ishte gati për shkarkimin e tij, por këshilltarët serbë nuk u paraqitën në seancën e Kuvendit të mbajtur më 21 prill.

Kreu i progresistëve lokalë, Nenad Mitroviq, akuzoi Stojança Arsiqin, liderin e listës së PSS, për diverzion dhe se ai ishte kundër kthimit të palës serbe në Kuvend. Arsiç, megjithatë, deklaroi se ai nuk ishte ftuar në çfarëdo qoftë diskutimi për këtë çështje.

Kështu në popull u krijua një tension i panevojshëm, ngase mendohej që Nagip do të kishte rënë vetëm nëse serbët do të kishin qenë unik. Ndërkohë që politikanët serbë në Bujanoc nuk mund të bien dakord as për probleme shumë më të thjeshta.

Nagipi nuk do të kishte rënë atë të mërkure së paku për një arsye, e ajo nuk përkon me palën serbe.

Gjegjësisht, Ligji për vetadministrim lokal thotë se kryetari i komunës zgjidhet dhe shkarkohet nga shumica e këshilltarëve me votim të fshehtë. Mirëpo, më parë është e nevojshme që një e treta e këshilltarëve të iniciojnë zyrtarisht procedurën e shkarkimit, gjë që nuk ndodhi në Bujanoc.

Kuvendi i Bujanocit përveç se bojkotohet nga pala serbe, për shkak të krijimit të shumicës panshqiptare që nga konstituimi i tij në verën e kaluar , aty aktualisht kemi një shumicë të ngushtë parlamentare me 2 këshilltarë mbi shumicën e nevojshme, të cilët, sipas Gordana Bjeletiq, redaktore e portalit “Južne vesti”, është një barrë e madhe për qytetarët e Bujanocit, ndërkaq për kësilltarët cilët janë në politikë para së gjithash për interes personale sesa për komunitetin, paraqet një kapital të shkëlqyeshëm për tregti:

Anterfile: Në Kuvendi të këtij lloji vendimet merren me vështirësi, shpesh përmes shantazhit, ndërkaq mund të mos ketë shumicë nëse dikush prej këshilltarëve nuk vie në seancë. E gjithë kjo dëmton qytetarët dhe interesin e komunitetit, thotë Gordana Bjelletiq.

– Në rastet kur pas zgjedhjeve qeveria formohet me një shumicë të ngushtë parlamentare, qytetarët përballen me 4 vite të pasigurta deri në zgjedhjet e reja, ose me me futjen e masave të përkohshme duke krijuar kështu një qeverisje lokale të vendosur nga partia që qeverisë me shtetin. Në Kuvendi të këtij lloji vendimet merren me vështirësi, shpesh përmes shantazhit, ndërkaq mund të mos ketë shumicë nëse dikush prej këshilltarëve nuk vie në seancë. E gjithë kjo dëmton qytetarët dhe interesin e komunitetit, thotë Gordana Bjelletiq.

Për shkak të faktit se në kampin e dy partive më të forta në pushtet – PD-ën e Arifit dhe PVD-ën e Kamberit – ka këshilltarë të pakënaqur, u spekulua se në seancën e fundit mund të mos ketë kuorum, që do të thoshte futjen e masave të përkohshme nëse seanca nuk do të mbahej deri më 17 maj, përkatësisht 3 muaj nga mbajtja e seancës së fundit.

Kjo nuk ndodhi, ngase në sallë ishin të pranishëm 27 nga 41 këshilltarë, ndërkohë që bashkëbiseduesja jonë përsëri theksoi interesin e komunitetit:

– Parë nga anash, kjo do të dukej interesante, ndërsa për qytetarët e Bujanocit, unë kam frikë, se e gjithë kjo do të përcillej me shqetësim nëse interesi i qytetarëve dhe komunitetit do të mbizotërojë në mesin e këshilltarëve në Bujanoc, apo ata do të përdorin mandatet e tyre për të arritur privilegjet dhe për ta ndryshuar opsionin. Gjithësesi, dukja e Kuvendit lokal në periudhën e ardhshme mund të ndryshojë, të mbizotërojnë edhe opsione të tjera, por nuk është më pak e sigurt se parlamenti nuk do t’i mbijetojë këtij mandati, por që në atë rast Bujanoci do të përballet me shpërbërjen e tij dhe se komuna deri në zgjedhje do të menaxhohej nga një organ i përkohshëm i emëruar nga qeveria, ndërsa dihet se atë në Serbi e emëron PPS – shpjegon Gordana Bjeletiq.

Dhe çfarë dobie kanë serbët lokalë nga e gjithë kjo?
Në vend që të merren me problemet e komunitetit, si bartës të listave të dy partive në pushtet në Beograd – PPS dhe PSS – dhe të përpiqen për t’i zgjidhur ato, si liderë të fiksuar me veten e tyre merren më së paku me nevojat e qytetarëve.




Leave a Reply

Your email address will not be published.