fbpx

DITA E LIRISË SË MEDIAVE: BUJANOVAÇKE NË SHËRBIM TË QYTETARËVE

Shkruan: Nikolla Llaziq

Bujanoc, 3 maj 2021 – Nuk ka detyrë më mosmirënjohëse për një gazetar sesa të shkruajë për mediumin për të cilin punon dhe e redakton. Nëse në gjithë këtë ka diçka ngushëlluese, ka të paktën dy arsye për t’i lexuar këto rreshta.

Së pari, kjo ky tekst I redaksisë do të jetë një homazh i vogël kushtuar 3 majit, Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Medias.

Arsyeja e dytë, mbase edhe më e rëndësishme, është se ky nuk është në të vërtetë një tekst për kushtuar Bujanovaçkes, ngase ju kushtohet juve lexues të portalit tonë, pa të cilët as nuk do të ekzistonim dhe për shkak të të cilëve, që nga gushti i vitit 2015, ne po darovisim në letër.

Po tentoj të kujtoj të gjitha iniciativat që kemi ndërmarrë gjatë asaj kohe, të gjitha problemet tuaja zgjidhjen e të cilave e kemi iniciuar dhe ndihmuar, momentet kur nuk ishim aq të suksesshëm sa dëshironim, rastet dhe arsyet kur na lavdëronit apo na shanit.

Sidoqoftë, nuk është e lehtë të veçosh titujt më të rëndësishëm midis pothuajse 8.000 titujve të botuar deri më tani në gjuhën serbe dhe shqipe, kështu që unë do të veçoja në mënyrë demagogjike vendet e përgjithshme, por gjithsesi lehtësisht të verifikueshme në adresën tonë të internetit www.bujanovacke.co.rs.

Për një vit e ca ditë më shumë, ne kemi botuar mbi 1.000 tituj kushtuar pandemisë së pamëshirshme të Covid-19, e cila është bërë pjesë e jetës sonë.

Kemi raportuam nga vendi i ngjarjes për aksidente, ngjarje të rëndësishme sportive, ngjarje politike, për disa cikle zgjedhore, jemi përvjelur nëpër përmbytje, përcëlluar në diell dhe drithërruar në acar, duke kërkuar nga autoritetet përgjigje në pyetjet që kanë të bëjnë me ju, qytetarët tanë të dashur të Bujanocit, tema nga ato komunale në ato kombëtare dhe globale, të cilat e kanë përmbushur saktësisht atë kushtin themelor – që ato të jenë të rëndësishme për Bujanocin dhe Bujanocasit, mandej edhe për gjithë të tjerët.

Ne nuk komentojmë, as nuk “konsiderojmë dhe nuk krijojmë opinion”, ne vetëm i përcjellim publikut atë që me të vërtetë po ndodhë rreth nesh. Ne, së bashku me komunitetin tonë, luftojmë për normalitetin me të vetmen gjë që dimë të bëjmë – raportimin etik, të paanshëm dhe të saktë.

Sigurisht, ne e dimë që ka nga ata që nuk e pëlqejnë mënyrën tonë të punës, por unë do të shfrytëzoj rastin të citoj veten time se “gazetaria nuk ka komb”, se ka vetëm një gazetari të mirë ose nukmka gazetari fareNuk jemi duke punuar në interes të elitave politike dhe elitave të tjera, por të qytetarëve.

Pikërisht kjo është arsyeja që, me ndihmën dhe mbështetjen e partnerëve tanë të USAID-it, ne kemi hapur edhe faqen në gjuhën shqipe, ndërsa falë European Endowment for Democracy (EED) ne vazhdojmë ta mirëmbajmë atë, në mënyrë që të gjithëve këtu t’iu sigurojmë mundësinë e informimit të shpejtë dhe të besueshëm, me çka kemi arritur të konsiderohemi i vemti medium, jo vetëm në këtë pjesë të Serbisë, që raporton në gjuhën serbe dhe shqipe.

Bujanovaçke nuk do të ishte ajo që është sot, pa pasur mbështetjen e përveç dy partnerëve që përmendëm, edhe të partnerëve dhe miqtë tanë të tjerë: Këshillit Britanik, BIRN-it, Južne vesti….

Dhe, më e rëndësishmja: Ne jemi të gjithë së bashku në një mision për t’ju shërbyer juve, qytetarë dhe lexues të nderuar.

Siç e thamë, gjëja më e vështirë është të shkruash për veten, kështu që tani do të flasim me shifra e fakte, ndërsa ato e kanë cilësinë e të qenit të ashpra dhe të sakta.

Bujanovaçke, të cilat janë rreptësisht media lokale, në Facebook kanë gati se 12,000 ndjekës dhe të njëjtin numër “pëlqimesh”, që është afërsisht çdo i treti banor i vendit tonë të bukur, dhe ne e dimë me siguri se kemi një numër të madh të lexuesve të rregullt që nuk na përcjellin në këtë rrjet sociale.

Nga 1 janari 2021 deri më sot, tekstet tona kanë mbledhur gati se 50,000 pëlqime dhe komente, dhe 1 milion (po, mirë e keni lexuar) vizita. A duhet shtuar se, siç do të thoshin ekonomistët, këto shifra janë “dukshëm më të larta se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”.

Sidoqoftë, ka diçka që nuk matet me numra, shpërndarjet dhe terma të tjerë të trendeve bashkëkohore, diçka që është më e rëndësishme sesa pëlqimet dhe klikimet.

Fjala që pothuajse është harruar, e cila në gjuhën serbe përbëhet nga 8 shkronja ndërsa në gjuhën shqipe 6 shkronja: POVERENJE -BESIMI.

Po, poverenje -besimi, dhe ajo energji e mirë që na lidh me ju, të dashur qytetarë. Ajo që ne besojmë tek njëri-tjetri, se ne jemi dora juaj e zgjatur duke punuar në interes të të gjithë komunitetit tonë multietnik dhe multikulturor.




Leave a Reply

Your email address will not be published.