Bujanovaçke, 05 maj 2021- Gjatë ditës së djeshme në Komunën e Bujanocitu konfirmuan 8 raste positive me virusin korona, sipas të dhënave të fundit nga Enti i shëndetit publik në Vranjë.
Në katër ditët e majit, në komunëne Bujanocit u konfirmuan 13 raste pozitive me Covid – 19.
Në 24 orët e fundit në Qarkun e Pçinjës u regjistruan 42 raste të reja.
U testuan 224 mostra, kështu që përqindja e të infektuarve është pak më e lartë se 18%.
Sipas numrit të të infektuarve brenda një dite, Bujanoci është në vendin e dytë pas Vranjës, ku janë konfirmuar 21 raste të reja.
Në vendbanbimet e tjera, numri i të sapo infektuarve nuk i kalon 4, aq sa ishin në Vladiçin Han dhe Bosilegrad.
Tre raste pozitive u regjistruan në Surdulicë, dhe 2 raste në Preshevë.