fbpx

E TURPSHME: BUJANOCI PA UJ MESATARISHT NJË HERË NË MUAJ

Bujanoc, 7 maj 2021 – Edhe pse verëne kaluar në NP “Komunalia” u emërun drejtues të rinjë, problemet e qytetarëve mbetën të njëjta. Rrugë të ndyra, kontejnerë plotë mbeturina, deponi ilegale, shtretër lumenjsh të ndotur të lumit të Tërnocit dhe Moravës jugore, zjarre të shpeshta në deponi…

Foto: Zotëria është i zemëruar në Bujanovaçke: Ruzhdi Halili

 

Këto janë vetëm disa nga problemet e paimagjinueshme për civilizimin e shekullit 21, por gjithsesi duket se prishjet e shpeshta në rrjetin e furnizimit me ujë janë ato që prekin më shumë qytetarët. Nuk ka familje në Bujanoc që nuk ka të rezervuar një sasi të madhe uji në shishe dhe bombola të plastikës, sepse prishtjet janë të pa parashikueshme.

Nga evidencat e Bujanovaçkes Bujanovac, të cilat raportuan për çdo aksident, tregojnë se nga 30 marsi i vitit të kaluar, e deri më dje (6 maj 2021).kishte gjithsej 9 havari. Sipas kësaj i bie që bujanocasit me rrethinë kanë përjetur ferrin e mbetjes pa uj të pijshëm, thuaja se një here në muaj.

Sipas njohësve të kësaj fushe, aksidentet ndodhin për të paktën dy arsye – për shkak të vjetërsimit të rrjetit dhe presionit të lartë në të. Por dikush megjithatë duhet të jetë përgjegjës.

Kreu i Komunalisë, Ruzhdi Halili, i përzgjedhuri i kryetarit të komunës Nagip Arifi, dje as nuk denjoi të përgjigjej në telefon, duke mos kuptuar se detyra që ka e obligon të ndante me qytetarët informacionin për aksidentin.


Foto: Havaria si fati i bujanocasve

Ai, si një fëmijë i llastuar, është zemëruar me portalin tonë, duke menduar se për shkak të shkrimeve për problemet komunale, kemi diçka personale kundër tij.

Ne I përcjellim porosinë atij dhe të tjerëve në zyrat publike se ne thjesht po bëjmë punën tonë në shërbim të qytetarëve dhe këtu mbaron çdo rrëfim.

Bujanovaçke në shkurt të këtij viti drejtuesve të Komunalisë dhe Komunës i kishin parashtruar disa pyetje mbi këtë temë, por nuk përgjigje nuk morëm.

Sipas gjendjes aktuale, përgjigjet do të vonohen pafundsisht, sikur edhe zgjidhja e problemeve komunale.




Leave a Reply

Your email address will not be published.