Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 10 maj 2021. Rreth 600 qytetarë deri më tani kanë nënshkruar peticionin për kthimin e Dr. Dejan Stojanoviq në pozicionin e shefit të Shërbimit Emergjent të Qendrës Shëndetësore në Bujanoc.
Përveç peticionit në internet, një grup banorësh të Bujanocit, të cilët kundërshtojnë vendimin për shkarkimin e tij nga ana e drejtoreshës së Qendrës shëndetësore, Dr. Daliborka Pavlloviq, filluan të mbledhin nënshkrime “derë më derë”.
Iniciatorët e peticionit thonë se kthimin e Dr. Stojanoviq në pozitën e shefi të Emergjencës po e kërkojnë bashkë serbët, shqiptarët dhe romët, dhe se anëtarët e të gjitha komuniteteve janë njësoj të zhgënjyer me këtë veprim të e drejtoreshës.
– Ne kemi nënshkrime të bashkëqytetarëve nga të tre komunitetet, dhe qëllimi ynë është të mbledhim më shumë se 1500 nënshkrime, pas së cilës do të ndërmarrim hapa të mëtejshëm. Ne po planifikojmë edhe aktivitete të tjera në mënyrë që të luftojmë që Dr. Stojanoviq të kthehet në pozitën e shefit të Shërbimit emergjent – tha për Bujanovaçke një nga iniciatorët e mbledhjes së nënshkrimeve.
Sipas tyre, nuk kishte asnjë arsye të vlefshme për shkarkimin e tij, përveç arsyeve personale të drejtoreshës, gjë e pranuar botërisht edhe nga vet ajo.
– Dr. Stojanoviq është një mjek i jashtëzakonshëm, një ekspert, i cili e bëri punën e tij siç duhet, sipas të gjitha standardeve profesionale dhe etike, dhe ai është gjithashtu një qytetar i Bujanocit andaj ai thjesht meriton që bashkëqytetarët e tij të bëjnë diçka – thotë bashkëbiseduesi ynë.
Ai theksoi se peticioni nuk ka “absolutisht asnjë sfond politik”.
– Ajo që po bëjmë nuk ka asnjë lidhje me politikën, dhe ne vetëm e informuam për këtë Dr. Dejanin dhe kjo është e tëra – thotë bashkëbiseduesi.
Dr. Dejan Stojanoviq u hoq nga pozicioni i shefit më 28 prill, ndërsa duke shpjeguar vendimin e saj, drejtoresha Pavllovi tha se ishte vendim i saj ngase nuk kishte asnjë bashkëpunim me Stojanoviq, ndërkohë që tha se ishte në kërkim të një ekipi me të cilin do të punonte në të ardhmen.
Stojanoviq u zëvendësua pas 8 vjetësh në krye të Shërbimit emergjent ndërsa u pasua nga Dr. Olivera Tonevska nga Vranja.