BUJANOCI PA KORONË, VETËM DY RASTE POZITIVE

Bujanoc, 12 maj 2021 – Sipas të dhënave të fundit nga Enti i shëndetit publik në Vranjë në në 24 orët e fundit në Bujanoc janë regjistruar vetëm 2 raste positive me Covid-19.

Numri i të infektuarve të rinj që nga fillimi i pandemisë në komunën e Bujanovcit është tre herë më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë në prill, kur kishte më shumë se 100 raste të kovidit në dhjetë ditët e para.

Fakti që korona po dobësohet dhe situata epidemiologjike po përmirësohet mund të konkludohet në bazë të të dhënave për numrin e njerëzve të infektuar në nivelin e gjithë rrethit të Pçinjës.

Nga një total prej 247 mostrave të testuara, vetëm 15 ishin pozitiv, përkatësisht 6 përqind mostrave.

Janë 10 pacientë të rinj në Vranjë, dy nga Bujanoci dhe tre nga Presheva.

Seanca e re e Shtabit të Krizave është planifikuar të mbahet të premten në ora 15:30 dhe në të protet të diskutohet për lehtësimin mëtejshëm të masave epidemiologjike, transmetojnë mediat beogradase nga burimi brenda Qeverisë së Serbisë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *