fbpx

Leart Aliu nga Bujanoci me talent të veçant në fushën e artit

Bujanoc, 12.4.2021. – Edhe pse në moshë shumë të re Learti nxënës i klasës së VII/1 në Shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, të befason  me talentin e veçant që posedon në fushën e artit.
Janë punimet ato që shpjegojnë më së miri njohurit që posedon Learti si dhe mesazhet që përcjell nëpërmjet tyre, ku në bisedë ekskluzive me ekipin e portalit tonë theksoi se dëshira për tu marr me vizatime ishte që në moshë të vogël gjatë qëndrimit në çerdhe.
-Ajo që më shumë mbaj në mënd është se në mënyrë të fsheht (sepse po më kritikonin që harxhoja materjalet)shfrytëzoja letrat dhe ngjyrat për të shpehur atë që kisha në mendje. Ndërsa në shkollën fillore këtu edhe ku jam aktualisht, u jam falemnderues dhe mirënjohës profesorit Xhevdet Dulaj dhe mësueses Lumturije, me përkrahjen dhe sygjerimet e të cilëve unë arrija ti përmisoja gabimet dhe të përfitoj edhe më tepër njohuri për artet e bukura- shprehet Learti, ndërsa stilet ku më së shumti e gjenë veten Learti, janë dizajnet e rrobave.
Pas shkollimit fillorë planet e Leartit janë që të vazhdoj me ndjekjen e kurseve të dizajnit, por ne që tani mund ta quajm Artist, sepse menjëher pas hapjes së faqës së tij në Instagram, (Leartyyy) ai ka marrë mbështjetje e oferta nga Artist të njohur siç janë: Dafina Zeqiri, Morena Taraku, Era Istrefi, etj.
Vlen të ceket se shumica e punimeve që janë të ekspozuara në hollin e Shkollës fillore, ishin punuar nga learti dhe shoku i tij Enesi, ndërkaq Dretori i shkollës Fadil Ebibi u premtoi atyre përkrahje si morale ashtu edhe materiale për të vazhduar më me sukses këtë rrugëtim.
Për fund Learti falemnderoi familjen që po e mbështet gjithë kohën sepse nuk kanë kosto të lirë materialet e ketyre punimeve.



Leave a Reply

Your email address will not be published.