fbpx

PAGESA E NDIHMËS PREJ 30 EURO, FILLON SOT

Bujanoc, 12 maj 2021 – Fillon pagesa e 30 eurove të para të ndihmës shtetërore, e cila do t’u jepet 640,000 qytetarëve të parë sot ndërsa nesër edhe 1.4 milion qtetarëve të tjerë.

Deri në fund të javës tjetër do të paguhen të gjithë ata që kanë aplikuar.

Aplikimi në mënyrë elektronike zgjat deri më 15 maj, përmes portalit të Thesarit, në adresën idp.trezor.gov.rs, ose në numrin e telefonit të qendrës së kontaktit 0800 101 100 përmes thirrjeve falas.

Ministri Sinisha Mali tha se deri në mëngjesin e së mërkurës, për këtë ndihmë kishin aplikuar më shumë se 3.8 milion qytetarë të rritur.

Qytetarët do të marrin 30 euro të tjera në nëntor.

Të drejtën për ndihmë financiare nga shteti në vlerë prej 60 euro, ose dy herë nga 30 euro, e kanë shtetasit e rritur të Republikës së Serbisë, të cilët banojnë në territorin e Republikës së Serbisë, me një kartë identiteti të vlefshme më 23 prill 2021 , kur hyri në fuqi Ligji për regjistrin e përkohshëm të qytetarëve të rritur të Republikës së Serbisë të cilëve u paguhet ndihma financiare për të zbutur pasojat e pandemisë së koronavirusit.




Leave a Reply

Your email address will not be published.