SHËNDETI MENDOR NË KOHË PANDEMIE

Lumturije Limani Ameti
Bujanoc, 18.5.2021. – Në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në komunën e Bujanocit ka filluar realizimi i projektit “Të gatshëm ndaj sfidave” i cili ka për qëllim kujdesin dhe ruajtjen e shëndetit mendor tek nxënësit.
Projekti në fjalë  po rezulton me interesim mjaft të lartë, thonë/ ligjèrueset e puntorive, si Jellena Randjelloviq-Profesoreshë, Bukurije Boriçi dhe Bjondina Shala-psikologe.
“Duke pasur parasysh stigmen qe mbizoteron ne vendin tone sa i perket psikologjise dhe kujdesit per shendetin mendor, menduam se do te hasnim ngurrim nga ana e femijeve ne shkollat e Bujanocit me rrethine per te qene pjese e projektit tone “Te gatshem ndaj sfidave”, por ajo ne çfare rastisem na befasoi.
Deri me tani kemi arritur t’i vizitojme disa shkolla dhe gjeja e pare qe ka qene jasht pritshmerive tona eshte pranija e nxenesve ne numer te madh (15 numer I limituar shkaku pandemise),ku treguan interesim per te qene pjese e projektit per muajt ne vazhdim, si dhe ishin bashkepunues shume te mire duke bere qe te tere te ishin me se te aktivizuar dhe te kycur ne biseda dhe te lire ne shprehjen e mendimeve te tyre, pa dallim moshe/klase/gjinije.
Mes tjerash nxënësit nuk ngurronin te ndanin me ne shqetesimet qe perjetojne ne nxenijen e mesimit para dhe pas pandemise dhe ishin te drejtperdrejte dhe te qarte ne kerkesat e tyre qe kerkonin zgjidhje per problemet e tyre qofshin personale apo edhe akademike.
Keshtu qe, per nje periudhe kaq te shkurte kohore, pothuajse vetem ne fillim te projektit shihet se nxeneseve iu mungon mbeshtejte psiko-sociale nga profesionistet kompetent te fushes perkatese, andaj jemi shume optimist se projekti jone po shkon drejt hapave te duhur dhe te sigurte, per t;’iu dale ne ndihme femijeve qe ta tejkalojne kete periudhe me nje mireqenie te shendetshme dhe te sigurte (fizike dhe mendore)-theksoi për portalin tonë Bjondina Shala.
Puna me fëmijë është gjithnjë sfiduese, dhe sidomos kur tani po kalojmë një periudhë pandemie dhe kur të gjithë përballemi me situata të ndryshme stresuese. Një bisedë e hapur me nxënës rreth mendimeve, ndjenjave dhe mënyrave në të cilat ne mund të luftojmë dhe tejkalojmë shqetësimet dhe stresin, më ndihmon t’i shikoj gjërat nga një kënd i ri, të jem më e hapur në punën me fëmijët dhe të përpiqem të kalojmë së bashku situatat, theksoi ndër të tjera profesoresha Jellena Rangjelloviq, duke shtuar se,
Nxënësit duhet të flasin për ndjenjat e tyre dhe të shprehen në mënyra të ndryshme, dhe ata e konfirmojnë këtë me reagime, gjithmonë duke i pyetur nëse dëshirojnë që përsëri të shoqërohemi me njëri-tjetrin, dhe të qëndrojmë më gjatë.
“Ajo që më tepër na ka frikësuar është se përballemi me një sfid për të cilën mungonin informacionet që në fillim, ndërsa ndërprerja e mësimit dhe koha e karantinës ishin pjesa më e pa tolerushme për mua” -thot Emira nxenëse e vitit të IV -në shkollën e mesme.
“Unë kam pasur familjarët të prekur me Covid-19, kështu që nuk e kam tejkaluar fare leht këtë periudhë, për mua kjo puntori është mjaft e rëndësishme” -thot Dioni nxënës  i shkollës fillore.
Deri më tani janë përfshi Shkolla e mesme “Sezai Surroi” dhe “Sveti Sava” Bujanoc
Shkolla fillore “Desanka Maksimovic” Bilaç
Shkolla fillore “Vuk Karagjić” Levosove, ndërsa ditët në vijim pjesë e këtij projekti do të jenë edhe nxënës të shkollave tjera të komunës së Bujanocit.
Projekti “Të gatshëm ndaj sfidave” po realizohet nga organizata Beyonde, mbështetur nga:
People in Need Serbia, ALVEDgrand dhe UKAid.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *