Aleksa dhe Nemanja-shpresat e reja të muzikës së Bujanocit

Bujanoc, 21 maj 2021. Talenti pa punë është e pamundur, por edhe puna pa talent vështirë që ka sukses.
E rëndësishme është të zbulojmë talentin dhe me shumë punë të ecim përpara drejt sukseseve!

Ktë të fundit po e zbulojmë tek dy djemt e shkëlqyer në fushën e muzikës.

Aleksa Peśić dhe Nemanja Ilić, janë vetëm 9 vjeć, ndërsa ka dy vite që ata ndjekin mësimet në Shkollën e Muzikës, në Bujanoc.
Që të dy ushtrojnë me instrumentin e Harmonikës, për arsye se është instrument i mrekullueshëm, dëgjohet mirë, nuk është i vështirë dhe parasëgjthash është argëtues, kështu shprehet Aleksi përgjat intervistës për portalin tonë.

Arsyeja pse ndjehemi shumë të lumtur kur vijmë për në shkollë të muzikës, është se këtu mësojmë kompozimet dhe shumë gjëra të reja rreth harmonikës.


Dy djemt e shkëlqyer thonë se kanë marr pjesë në disa koncerte por ai që na ka përcjellë mëshum emocione ishte koncerti në Beograd- thot Aleksi duke sqaruar se vërtet kishim emocione frike por njëkohsisht ishte një event interesant, kështu që me shumë dëshirë presim pjesmarrjet tjera në koncerte të ndryshme, duke aluduar që vetëm në këtë mënyrë vlersohet talenti dhe arrihen hapat e suksesit.

Arritjet e Aleksit dhe Nemanjës i vlerson mjaft të suksesshme mësuesi i tyre në shkollën e muzikës, Miloś Stoimenov-i cilj tot se jam mëshumë se i kënaqur me arrtjet e tyre në Instrumentin e Harmonikës.
Që të dy janë mjaft të talentuar, të rregullt dhe të suksesëshëm në konkurse.
Uroj dhe besoj që në të ardhmen sukseset e tyre të arrijnë në nivele ndërkombëtare, thot Stoimenov.

Aleksandar Sofronijević dhe Juri Śiśkin, janë figurat më të pëlqyera të Aleksit dhe Nemanjës,dhe dëshirojnë që t’i ndjekin hapat e tyre.

Ndryshe, që të dy djemt vijojnë mësimet e klasës së III-të në shkollën Fillore, ndërsa përpos shkollës muzikore ata merren edhe me sportin e karates.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *