Në parkun e Bujanocit zhvillohet orë e artit figurativ me nxënësit fillorë (VIDEO)

Luturije Limani Ameti
Bujanoc, 24 maj 2021. – Sot, në parkun e qytetit të Bujanocit, arsimtarja e Artit Figurativ, Leoneta Abdyli ka zhvilluar orën e kursit me nxënësit, duke ngjallur tek ata shijen për artet pamore, në ambientin e hapur me plot gjelbërim e bukuri natyrore.
Kjo orë e kursit atraktiv me nxënësit, të cilët vizatonin mrekullitë e këtij parku, ka krijuar edhe një përshtypje të mirë tek kalimtarët, të cilët me kënaqësi shikonin nxënësit duke vizatuar dhe arsimtaren, duke zhvilluar orën e kursit të artit figurativ.
Abdyli ka thënë për Bujanovaçke se aktivitete të tilla do të ketë edhe në ditët, e javët në vazhdim, sepse sipas saj nxënësit kanë nevojë më tepër për orë të tilla atraktive.
Në fund të gjithë fëmijët komentuan në mënyrën e vet atë që kishin vizatuar, të ndjekim videon.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *