PËR PJESËTARËT E POLICISË VAKSINIMI I OBLIGUESHËM

Bujanoc, 25 maj 2021 – Të gjithë zyrtarët policor janë të detyruar të vaksinohen kundër virusit Korona për shkak të specifikave të punës së tyre, e cila përfshin kontakte të vazhdueshme me qytetarë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas Ministrisë së Brendshme, vendimi u mor me qëllim të krijimit të imunitetit kolektiv ndërsa nuk do të vaksinohen vetëm ata punonjës, vaksinimi i të cilëve nuk është i mundur për shkak të arsyeve shëndetësore.

“Ju kujtojmë se vaksinimi kundër Covid-19 është një masë e rekomanduar nga të gjithë faktorët përkatës, Shtabi i Krizave, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik të Serbisë” Dr Millan Jovanoviq Batut “- njoftoi Ministria e brendshme.

Ata shtojnë se të punësuarit janë të detyruar që, në përputhje me Ligjin për sigurinë dhe shëndetin në punë, të zbatojnë të gjitha masat parandaluese të sigurisë dhe shëndetit në punë, në mënyrë që të ruajnë shëndetin e tyre, si dhe shëndetin e punonjësve të tjerë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *