fbpx

7 MILIONË DINARË PËR PASTRUESEN E RRUGËVE TË BUJANOCIT

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 26 maj 2021 -Kontrata për dhënien e ndihmës së pakthyeshme prej 8.2 milion dinarë, që Komuna e Bujanocit do të marrë nga Ministria e udhëhequr nga Novica Tonçev, do të nënshkruhet sot në Beograd. Komuna do të blejë një pastrues rruge për 7 milion dinarë, deklaruan për Bujanovaçke në vetëqeverisjen lokale.

– Ne kemi aplikuar në një konkurs publik për dokumentacionin projektues, sepse është diçka që vazhdimisht kërkohet në këso rastesh – me ç’rast na është aprovuar shuma maksimale prej 1.2 milion dinarë. Ndërkaq pas aplikimit në konkursin tjetër publik për projekte në infrastrukturë ose prokurim të pajisjeve, na janë ndarë mjete në shumë prej 7 milion dinarë për blerjen e një pastruesi rrugësh – thzhet prej zyrtarëve komunal.

Kontratat do të nënshkruhen sot në Pallatin “Srbija” nga kryetari Nagip Ariifi.

Një total prej 320 milion dinarë do të shpërndahen nga ministria e Tonçevit, si mbështetje financiare nga qeveria për komunat e pazhvilluara në Serbi.

Projektet e Komunës së Bujanocit, të përfshira në Programin e mbështetjes për komunat e pazhvilluara, janë hartuar nga Zyra për zhvillim ekonomik lokal.

– Programi i mbështetjes për përmirësimin e zhvillimit të komunave jashtëzakonisht të pazhvilluara është hartuar në mënyrë që të mundësojë zhvillim më të shpejtë të komunave të pazhvilluara, dhe kështu të përshpejtojë rritjen ekonomike të Serbisë – thuhet në njoftimin nga kabineti i Tonçevit.

Përndryshe komuna e Bujanocit bën pjesë në grupin e 4-të të komunave më pak të zhvilluara në Serbi, niveli i zhvillimit të të cilave është 60 përqind nën mesataren e vendit.




Leave a Reply

Your email address will not be published.