Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 27 maj 2021 – Komuna e Bujanocit do të shpenzojë 7 milion dinarë për një pastrues të ri rruge, para këto të ndara nga Ministria e drejtuar nga Novica Tonçev, edhe pse një makinë e tillë u ble dhe iu dha NP “Komunalia” për përdorim, katër vjet më parë.
Mirëpo, siç mësojmë nga punonjësit e “Komunalisë”, pastruesja e mëparshme u pa në rrugët e Bujanovcit vetëm disa herë, për shkak të prishjeve. Sot është e vendosur para një punëtorie auto -mekanike në hyrje të Bujanocit.
-U prish shpejt pas pranimit, më mirë të them se u prish nga ata që e drejtonin atë. Pothuajse nuk u përdor kurrë – dëshmon për portalin tone një punonjës i Komunalisë.
Foto 1: Me rastin e dorëzimit të pastrueses NP “Komunalia” 4 vjet më parë.
Foto 2: Pastruesja e njëjtë sot, 4 vjet më vonë
Makina e paguar gati 6 milion dinarë me TVSH, iu dha ndërmarrjes së shërbimeve komunale në qershor të vitit 2017 me qëllim për të sjellë “përparim në lidhje me mënyrën e deritanishme të mirëmbajtjes së sipërfaqeve publike të qytetit”, kishte deklaruar atëbotë kryetari i atëhershëm Shaip Kamberi, ngjarje kjo që ishte përcjellur nga Bujanovaçke.
Në krye të “Komunalisë” në atë kohë ishte Adem Hasani, i cili gjatë mandatit të tij, ndër të tjera, ishte në gjendje të punësojë një ish-punëtor si këshilltar ligjor duke e kompensuar me 1.5 milion dinarë, krahas tre juristëve ekzistues në kompani.
Ne pyetëm drejtorin e “Komunalisë”, Ruzhdi Halili, ku dhe pse nuk përdoret pastruesja 6 milion dinarësh, ndërkohë që komuna po përgatitet të blejë pastruese tjetër, për një milion dinarë më të shtrenjtë, por ai nuk u përgjigj.
Sidoqoftë, siç thamë në fillim, pastruesen e vjetër e gjetëm para një punëtorie auto -mekanike.
Komuna do të marrë shtatë milion dinarë për pastruesen e re përmes Programit të mbështetjes për komunat e pazhvilluara, për të cilin Bujanovaçke, tani më, kanë rapotuar disa herë.