Lumturije Limani Ameti
Bujanoc, 27.5.2021. – Pas përfundimit të trajnimit në auditorin e Klinikës Erton u zhvillua me sukses trajnimi “Breast Ultrasound” i tipit hands-on, me pjesmarrjen e mjekëve specialistë nga Shqiperia, Kosova e Bujanoci, nën drejtimin e prof. Dr. Selami Sylejmani dhe Dr. Med. Erton Karafili.
Në fund pjesëmarresve iu dhanë Çertifikatat me 19 credite, të akredituara nga QKEV.
Sipas gjinekologut Aliu kjo çertifikat shërben për të fillu me kontrollimet e ekografisë së gjirit e cila i ka munguar shtëpisë së shëndetit në Bujanoc.
-Disa vite më parë e kemi fituar si donacion aparatin për kontrillimin e ekografisë së gjirit, por në pamundësi nga kuadro profesional ky aparat po qëndron i pa shfrytëzuar, andaj tani e tutje të gjitha gratë e komunës së Bujanocit nuk do të detyrohen që kët kontrollim ta kryejn nëpër qytete tjer apo klinika private sikurse deri me tani sepse shpresojmë që shumë shpejt do të akticizojme këtë apart në mënyr që këto shërbime të i kryejm në shtëpin e shëndetit në Bunanoc -ka thënë për portalin tonë gjinekogu Aliu.
Ekografia e gjirit është një ekzaminim radiologjik i gjirit që përdor teknologjinë e valës së zërit. Ky lloj ekzaminimi shërben për të zbuluar çrregullimet dhe format e ndryshme të anomalive në gji, siç janë cistet dhe tumoret.