Bujanoc, 1 qershor 2021 – Në 24 orët e fundit në Bujanoc, asnjë rast infeksioni me virusin Covid – 19..
Gjatë majit në Bujanoc pati 40 raste pozitive, ndërsa gjatë prillit u regjistruan pothuajse 300 raste të tilla.
Sipas të dhënave më të fundit nga Shtabi i qytetit të Vranjës për situatat emergjente, nga 254 mostra nga rrethi i Pçinjës, 6 prej tyre ishin pozitive në Covid – 19.
Nga ai numër, 2 janë nga Vranja dhe Vladiçin Hani, ndërsa nga 1 rast u shënua në Surdulicë dhe Trgovishtë.
Në komunat e tjera të rrethit të Pçinjës nuk u shënuan raste të reja të infektimit me virusin korona.