Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 1 qershor 2021(foto ilustrim) – Ruzhdi Halili, KRYETAR i Autoritetit të Përkohshëm që menaxhon NP “KomunalIa”, filloi t’i mbikqyrë punonjësit e kësaj kompanie në rrugë dhe t’i kërcënonte me fjalët “ata do të shohin se çfarë do të ndodhë” nëse nuk i tërheqin paditë kundër kompanisë. Halili nuk iu përgjigj thirrjeve tona për të komentuar mbi këto pretendime, ndërsa nëse ai përgjigjet në SMS-të tona, ne do ta publikojmë përgjigjen e tij.
Incidenti i djeshëm me Halilin, në rolin kryesor, dëshmon se presioni i përditshëm i menaxhmentit të ndërmarrjes tani po kthehet në mobing të hapur dhe ngacmim të punëtorëve.
Një punonjës i NP “Komunalia”, dukshëm i shqetësuar, u tha kolegëve të tij se Halili e takoi atë në qytet, doli fluturimthi nga makina, filloi t’i bërtiste dhe ta kërcënonte në mënyrë që ta detyronte të tërhiqte padinë nga gjykata.
Edhe rreth 80 punonjës të tjerë kërkuan drejtësi në gjykatë për shkak të mospagesës së detyrimeve ndaj punonjësve mbi baza të ndryshme, ndërsa kanë arritur vendimet në favor të punëtorëve që paditën “Komunalinë” më herët.
Bashkëbiseduesit e Bujanovaçkes nga kjo kompani thonë se pothuajse të gjithë punëtorët vuajnë ngacmime dhe kërcënime të përditshme nga Halili.
Kulmin e hipokrizisë, siç thonë ata, e tregon fakti se vetë menaxheri Halili paditi kompaninë dhe po pret një vendim për t’i realizuar pretendimet e tij.
Vendimet janë inkasuar tashmë nga drejtori financiar dhe komercial si dhe shefi i kontabilitetit.
Në frikësimin e punonjësve, Halili përdor mantrën e udhëheqësit të partisë së tij, Nagip Arifi, kryetari i komunës, i cili akuzon punonjësit se dëshirojnë ta shkatërrojnë kompaninë me procese gjyqësore, për të cilën Bujanovaçke tashmë kanë shkruar.