U SIGURUAN PARATË PËR ASISTENTËT PERSONAL NË SHKOLLAT E BUJANOCIT

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 1 qershor 2021(foto ilustrim) –

Komuna e Bujanocit siguroi 5.8 milion dinarë nga Ministria e punës, punësimit, për çështje të veteranëve dhe çështje sociale për punësimin e asistentëve personal për nxënësit me nevoja të veçanta, njofton vetadministrata lokala.

– Për angazhimin e asistentëve personal, që ndihmojnë nxënësit me nevoja të veçanta në procesin e mësimdhënies si në shkollat fillore ashtu edhe në ato të mesme, janë siguruar fonde edhe për një vit – thonë nga Komuna.

Tutje thuhet se Komuna tashmë ka shpërndarë fonde të caktuara për këtë kategori nxënësish.

– Kjo dëshmon se vetëqeverisja lokale është e përkushtuar për të siguruar kushtet më të mira për të gjithë nxënësit – thonë në Komunë.

Vetëqeverisja lokale në fillim të vitit punësoi 33 asistentë personalë për të punuar me fëmijët në shkollat e Bujanocit, për të cilat portali ynë tashmë ka shkruar.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *