KLUBET DHE SPORTISTËT NGA BUJANOCI TË PAKËNAQUR ME PREMINË E NDARË PËR KF “TËRNOCI”

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 2 qershor 2021(foto ilustrim) –Sportistë të shumtë të Bujanocit, klube dhe tifozët e tyre, përmes komenteve në profilin tonë të FB kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ngase vetëqeverisja lokale vendosi të shpërblejë KF “Tërnoci” me 300.000 dinarë nga paratë buxhetore me rastin e pasimit të tyre në një rang më të lartë garash, Zona e Futbollit “Jug”, niveli i parafundit i garave futbollistike në Serbi.

Ata urojnë Tërnocasit për suksesin e tyre, por theksojnë se disa klube kanë arritur sukses më të madh në të kaluarën e afërt, por komuna nuk i ka shpërblyer ata.

Në këtë kryesojnë lojtarët dhe njerëzit e afërt me KFV “Zufo”, i cili garon në Ligën e Dytë të Futsallit, por edhe klubi MMA “Knez Lazar”, garuesit e të cilit shpesh sjellin trofe nga turnetë e mbajtura në vend dhe në arenën ndërkombëtare.

“Kur Zufo hyri në Ligën e Dytë të Futsallit, askush nuk na nderoi, ndërsa ky është niveli i dytë më i fortë në Serbi. Nuk e kuptoj për çfarë bëhet fjalë?”, shkruan nj ish-lojtar i këtij klubi, i cili është nga Vranja.

Lojtari aktual u përgjigj:

“Të gjithë e kanë parë atë, por po bëhen sikur nuk e kanë parë.”

“Shumë e qartë, vetë fjala “Zufo”, tregon gjithçka”, konstaton bashkëlojtari.

“Zufo” është një klub i themeluar dhe financuar nga komuniteti Rom.

Disa lexues gjithashtu besojnë se përmes sportit Bujanoci po hyn në ndarje gjithnjë e më të mëdha dhe më të dukshme ndëretnike.

Gjithashtu me komentet e tij u shpreh edhe Millan Nakiq, një luftëtar dhe themelues i klubit “Knez Lazar”.

“Z. President, meqenëse nuk jeni të informuar, do t’ju kërkoja të punësonit dikë që t’ju informojë për ngjarjet sportive në qytetin tuaj dhe në qytetin tonë të bukur.” Është gjë e bukur dhe, siç thashë, për çdo lavdatë suksesi që kanë arritur në Ligën për qarkun Pçinja dhe se për këtë të gjithë ndjehemi të lumtur.! Por, ju keni kampionë në nivelin e standardit Evropian, që sjellin medalje dhe trofe në qytetin tonë ndërsa ju as që ia keni idenë për këtë! Për keqardhje – shkruan Nakiq dhe ftoi kryetarin e Bujanocit, Nagip Arifi, të ishte mysafir në turneun e Natës së kalorësve.

Përndryshe, pas raportimit të Bujanovaçkes, u anulua konkursi komunal për bashkëfinancim të klubeve sportive, për shkak të shkeljeve të ligjit në favor të KF “Tërnoci”, të cilit me vendimin e mëparshëm iu nda më shumë se 20 përqindshi i totalit të mjeteve për këtë pozicion.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *