fbpx

VETËM VRANJA ME NJË RAST INFEKSIONI NË GJITHË QARKUN

Bujanovaçke,Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 3 qershor 2021. – Në nivelin e Qarkut të Pçinjës dje janë regjistruar vetëm dy raste me Covid – 19, edhe atë në qytetin e Vranjës.

Që nga fillimi i muajit, në Bujanoc është regjistruar vetëm 1 rast, ndërsa në maj kishte 40, dhe në prill rreth 300 raste.

Sipas të dhënave më të fundit nga Shtabi i Qytetit të Vranjës për situatat emergjente, nga 234 mostra nga Qarku i Pçinjës, 2 prej dolën pozitive në Covid – 19, të dy nga Vranja.

Në komunat e tjera të Qarkut të Pçinjës nuk ka pasur raste të reja të infektimit me Covid-19.

Në spitalin Covid në Vranje për shërim janë shtruar 18 pacientë. Nga ai numër, 12 janë pozitivë në Covid – 19, ndërsa 9 prej tyre kanë pneumoni bronkiale.

Janë gjashtë pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi. Një pacient u shtrua për trajtim spitalor. Aktualisht në Spitalin Covid në Vranjë janë 58 shtretër të lirë.

Sipas të dhënave më të fundit, nga pothuajse 11,000 mostra të testuara në Serbi, vetëm 287 prej tyre ishin pozitive në Covid – 19.

Që nga fillimi i epidemisë, në Serbi janë shënuar 712,989 raste me Covid – 19, ndërsa 6.881 njerëz kanë vdekur si rezultat i infeksionit. Shkalla e vdekshmërisë është 0.96 përqind. Janë testuar gjithsej 4,175,109 mostra.




Leave a Reply

Your email address will not be published.