KLUBET SPORTIVE PËRFITUAN PAS RISHQYRTIMIT TË VENDIMIT PARAPRAK NGA KOMISIONI

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 4 qershor 2021. –Komisioni për Sporte i Komunës së Bujanocit miratoi një propozim të ri për shpërndarjen e fondeve klubeve sportive, i cili parashikon që KF “Tërnoci”, në vend të 1.9 milion, t’i ndahen 600,000 dinarë më pak, me këtë u ndanë edhe më shumë para për klubet serbe.

Me këtë ndryshim korrigjohet propozimi i mëparshëm i cili ishte nxjerrë në kundërshtim me ligjin, sikur edhe Vendimi i Këshillit komunal, i cili u anulua pas shkrimit të Bujanovaçkes dhe protestës së klubeve sportive serbe.

Propozimi i ri nuk është në kundërshtim me Ligjin për Sportet, i cili përcakton që një klub nuk mund të marrë më shumë se 20 përqind të fondeve totale të alokuara për klube, gjë që ndodhi në shpërndarjen e mëparshme, në rastin e FKF “Tërnoci”.

Përndryshe, vetëqeverisja lokale për sivjet ka paraparë mjete në shumë prej 6.5 milion dinarë klubeve sportive për vitin 2021.

Disa klube jo-shqiptare përfituan nga ulja prej 600,000 dinarë e shumës së ndarë për klubin “Tërnoci”, ndërsa nga kjo më së shumti përfitoi Klubi i basketbollit “Play 017”, për të cilin shuma u rrit me 100,000 dinarë në raport me propozimin mëparshëm të komisionit .

Fondet për klubin futsal të BSK janë dyfishuar – në 160,000 dinarë.

Klubi i hendbollit BSK do të marrë 60,000 më shumë, ose 810,000 dinarë.

Shuma për KF “Vihor” nga Zhbevci u rrit me 30,000 (250,000), ndërsa 20,000 më shumë (620,000) tani janë planifikuar për KFV “Zufo”.

Shuma është dy herë më e lartë për Klubin e Volejbollit BSK (60,000), aq sa do të ndahen për klubin “Junior”.

Klubeve të karatesë BSK dhe “Shotokan” gjithashtu u janë ndarë 30,000 dinarë më shumë, kështu që këto klube tani do të marrin nga 70,000 dinarë secili.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *