“Për Ambiet të Pastër” ishte moto e aksionit të cilin e realuzuan sot nxënësit e dy shkollave të mesme “Sveti Sava” dhe “Sezai Surroi” në kordinim me ekipin e profesorëve të tyre.
“Ky aktivitet u realizu ne kuadër të Ditës ndërkombëtare të Mbrojtjes së Mjedisit, ndërsa për qëllim kishte ngritjen e vetdijësimit tek qytetarët për të ruajtur vlerat e ambientit ku jetojmë , sepse me ndotjen e tokës, ujit dhe ajrit, dëmtohen e gradualisht shkatërrohen ekosistemet dhe habitatet natyrore të kafshëve dhe bimëve”. – theksoi ndër të jera profesori i Biologjis Hamdi Kamberi.
“Pa një ambient të pastër ne nuk mund të kemi as jetë të shëndetshme” – kështu shprehen nxënësit Blendina Hiseni dhe Stefan Stoshiq të cilët u bënë thirje qytetarëve në ruajtjen e ambientit dhe mos hedhjen e mbeturiave.