Organizata Turistike e Komunës së Bujanocit në këtë panair është duke prezantuar me stendën e veçantë në të cilën janë duke u prezantuar destinacionet turistike të Bujanocit-shkruan ndër të tjera drejtori Shuajb Neziri.
Nëpërmjet këtij eventi po promovohen vlerat dhe potencialet që ofron komuna e Bujanocit për vizitor të ndryshëm të cilët që në agjendën e tyre të udhëtimeve do të mund ta përzgjedhin që një fundjavë ta kalojnë në vendin tonë.
Gjithashtu nëpërmjet panairit po shkëmbehen eksperienca të vendeve të ndryshme pjesëmarrëse të cilat kanë karakteristika të ndryshme.
Organizata Turistike do të prezantoje në këtë panair gjatë gjithë ditës për t’ia paraqitur vizitorëve të ndryshëm vendet dhe resurset tona turistike.