Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 7 qershor 2021. – Këtë javë pritet të shpallet tenderi për largimin e qenve endacak nga rrugët e Bujanocit, thonë përgjegjësit komunal për portalin tonë.
Kur u pyet nga Bujanovaçke se kur do të hapet tenderi dhe cila është arsyeja e vonesës, Sali Salihi, shefi i kabinetit të kryetarit të komunës, u përgjigj shkurt:
– Do të shpallet këtë javë.
Ne kontaktuam me Salihin pasi drejtori i Stacionit të veterinës në Bujanoc, Miodrag Millkoviq, targetoi vetëqeverisjen lokale si fajtori për tufat e qenve në rrugët e Bujanocit.
Përndryshe, Komuna nuk ka filluar procedurën e prokurimit publik edhe pas më shumë se dy muajsh nga skadimi i kontratës me Stacionin e veterinës.
Kontrata e fundit, me vlerë 2 milion dinarë, u nënshkrua në Prill 2019 dhe parashikonte kapjen dhe strehimin e 250 qenve.
Çmimi për trajtimin e një ishte 8.160 dinarë.