NISMA: “PSHURRÇI” TË VENDOSET TE RRETHI

Bujanoc, 7 qershor 2021. – Një grup qytetarësh të Bujanocit na kontaktuan me iniciativën për vendosjen e fontanës, të njohur si “Pshurrçi”, në rrethi në hyrje të qytetit.

Përmes Bujanovaçkes, ata po u kërkojnë autoriteteve që fontana, përkatësisht figura e një djali të derdhur në bronz i rrethuar nga shkëmbinj guri, të jetë përsëri ajo që ishte, një lloj simboli i Bujanocit.

Për gati 4 dekada kjo fontanë qëndroi në sheshë, pra deri në rindërtimin e tij më 2015, nga ku u transferua në park midis ndërtesës administrative të Komunalisë dhe pallateve të banimit.

Në vend të “Pshurrçit”, sheshi mori dy fontana monumentale prej guri të zi, që kanë punuar vetëm një sezon, kështu që tani, në vend që të na ftohin gjatë verës, ato janë shëmtuar duke shërbyer si kosh plehrash.

Për çdo vit autoritetet premtojnë se fontanat do të punojnë, apo se ato do t’i heqin dhe do të vendosin të tjera, premtime këto që nuk u realizuan deri tani.

Gjatë kësaj kohe, uji shpërthen me gëzim nga guri, i cili në të njëjtën kohë është një piedestal për djalin e bronztë.

Ne i ftojmë lexuesit që përmes komenteve të deklarohen nëse janë në favor të kësaj nisme.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *