NGA TIRANA 50.000 EURO NDIHMË PËR PRESHEVËN

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 11. qershor 2021. Qyteti i Tiranës i dhuroi 50,000 euro komunës së Preshevës për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet e fundit, të para dhjetë ditësh.

Donacioni u konfirmua nga kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, e cila dje ka qëndruar në Tiranë, ku u mbajt seanca e Unionit të komunave shqiptare në rajon.

Sinani vuri në dukje se pasojat e stuhisë janë veçanërisht të dukshme në fshatrat Rahovicë dhe Rjincë, ku përmbytjet shkaktuan një dëm të konsiderueshëm në pronat dhe shtëpitë e banorëve lokal.

Janë dëmtuar si rrugët po ashtu edhe urat, ka shtuar ajo, në kërkesën drejtuar Tiranës për ndihmë.

Autoritetet e kryeqytetit shqiptar reaguan menjëherë, raportojnë mediat lokale, në mënyrë që të shprehin mbështetje dhe solidaritet me qytetarët e Preshevës.

Kohë më parë ndihmë nga Shqipëria e Kosova kërkoi edhe deputeti popullor nga Bujanoci, Shaip Kamberi, për të cilën Bujanovaçke tani më kanë shkruar.


TAG


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *