EDI RAMA: SERBËT DHE SHQIPTARËT T’I MARRIN SHEMBULL GJERMANËT DHE FRANCEZËT PAS LUFTËS SË DYTË BOTËRORE

Bujanoc, Tiranë 14. qershor 2021. (Foto Euronews Serbi, xhirim i ekranit) –Do të ishte mirë nëse shqiptarët dhe serbët mund t’i marrin si shembull francezët dhe gjermanët pas Luftës së Dytë Botërore. Zgjidhja e çështjes midis Serbisë dhe Kosovës është thelbësore për zhbllokimin e potencialit që ekziston në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Shqipërisë, tha Kryeministri shqiptar Edi Rama për Euronews Serbia.

Ai tha se “Shqipëria e Madhe” ishte një term i krijuar jashtë Shqipërisë dhe inkurajohej nga ata që dëshironin të krijonin një përbindësh të rrezikshëm, i cili do t’i paraqiste shqiptarët si të rrezikshëm.

– Shqipëria e Madhe është marrëzi në vetvete, tha Rama.

Kur u pyet nëse ishte një makth i Serbisë atëherë, Rama tha se termi “Serbia e Madhe” është përmendur që prej kohësh.

– Mirëpo ideja e bashkimit brenda Bashkimit Evropian është një ide që tejkalon ndarjet etnike. Këto janë saktësisht katër liritë evropiane, për t’i dhënë mundësinë të gjithëve që të jenë të lirë të lëvizin, të bëjnë tregti, qarkullim të kapitalit, ofrim të shërbimeve dhe, për të përfunduar, për mendimin tim, kjo ka të bëjë kryesisht me heqjen e kufijve. Kjo është shumë e rëndësishme dhe atëherë askush nuk do të brengosej për atë që përmendët, tha Rama.

MESAZH PËR SERBëT: Ju nuk keni nevojë për vizë, madje as për pasaportë, vetëm një kartë identiteti. Ejani të na vizitoni, ejani të shijoni bregdetin tonë, të takoni njerëz. Sepse atë që njerëzit mund ta bëjnë, asnjë politikë ose strategji nuk mund të arrijë në drejtim të afrimit të vendeve, përmes njohjes dhe mirëkuptimit. Unë do të përfundoj me këtë – verën e kaluar kam pasur mundësinë të jem në një kamp veror, ndërkohë që vera e kaluar pandemia kishte çrregulluar gjithçka, por kishte shumë shqiptarë nga Kosova, por dhe serbë. Dhe atyre nuk iu dukej se po i pengon diçka të ishin së bashku. Sigurisht, është më lehtë për njerëzit, sepse ata duan të shijojnë jetën, të shkojnë në pushime, të flasin, kjo është një gjë krejt e natyrshme. Është e vështirë për politikanët, është e vështirë për udhëheqësit dhe qeveritë kur u duhet të zgjidhin konflikte të mëdha historike. Por ndërsa jemi duke u përpjekur të zgjidhim konfliktet, lërini njerëzit të vizitohen, të lidhin miqësi dhe të kuptojnë më mirë njëri-tjetrin. Jam i sigurt se do të bëhet gjithnjë e më mirë

Ai shtoi se e ka thënë që bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës është i pashmangshëm dhe i padiskutueshëm dhe se do të ndodhë ose përmes BE-së ose si një reagim ndaj verbërisë dhe dembelizmit të Bashkimit Evropian, po nuk ishte programi i tij ose dëshira e tij , por vetëm një analizë e tij.

Duke iu përgjigjur pyetjes se në çka asocion për të “kur thuhet Serbia”, Rama tha se nuk mund të mos mendojë për historinë e gjatë të konfliktit dhe ndarjen e shqiptarëve, por që kjo nuk është e vetja gjë që ai ndjen:

– Përsëris, nëse shkojmë një hap më tej, kur themi Serbi, kemi për qëllim sportist të mrekullueshëm, filma të arritur, kreativitet, disa cilësi krijuese, do të thosha, dhe në fund, kur kemi gjithë atë në mendje, imponohen dy gjëra : njëra gjuhë, e cila na është bë e njohur, si zë, jo sepse ne e kuptonim atë, por sepse po përpiqeshim të thyejmë murin e izolimit, duke parë televizionin jugosllav, tha Rama.

Duke folur për “Mini Schengen” midis Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut, i cili përfshin kalimin e kufijve vetëm me karta identiteti, Rama tha se do të ishte shkatërruese nëse nuk do të realizohej potenciali i madh i këtij rajoni.

Ai tha se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës është një çështje e vështirë, por se zgjidhja imponohet si një imperativ.

-Natyrisht, mendoj se njohja e Kosovës nga Serbia është diçka që po vonohet dhe mendoj se nuk është në favor të Serbisë dhe popullit serb që kjo gjendje të vazhdoj edhe më tej, situatë në të cilën në njëfarë mënyre e kanë përqafuan një frymë nga e cila nuk po mund të lirohen.

I pyetur nëse i kupton qytetarët dhe zyrtarët e Serbisë për atë se çfarë paraqet Kosova për serbët dhe pse nuk mund ta heqin qafe atë frymë, Kryeministri i Shqipërisë tha:

– Për atë se çfarë do të thotë Kosova për ta, më thoni ju mua? Se dikur ishte një tokë e shenjtë Kjo thjesht është mitologji. Sot duhet të jetojmë sa më të bashkuar dhe të ndërtojmë një jetë sa më të mirë për njerëzit tanë. Sa i përket trashëgimisë në rregull. Trashëgimia është diçka e pamohueshme.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *