SHTEFANEK TË MËRKURËN NË BUJANOC, KËRKON TAKIM ME ARIFIN

Bujanoc, Tiranë 14. qershor 2021. Presidenti i Federatës së Sporteve të Serbisë (SSS), Davor Shtefanek, të Mërkurën më 16 qershor do ta vizitojë Bujanocin, ku do të jetë mysafir i Federatës lokale të Sporteve ndërsa ka gjasa për t’u takuar me kryetarin e Komunës, Nagip Arifi.

Siç tha Dragan Miliq nga federata lokale e sporteve për Buajnoc, të gjitha klubet lokale do të ftohen të takohen me Shtefanek, pavarësisht përkatësisë, shqiptare apo serbe.

– Është planifikuar që takimi me Shtefanekun të mbahet në ora 13.30 në Qendrën sportive, ku do të jenë të pranishëm përfaqësuesit e klubeve por edhe garues. Sot do t’i dërgohen ftesa të gjitha klubeve nga komuna e Bujanocit që të bashkohen me ne të mërkurën – tha Miliq.

Ai shton se një nga temat do të jetë konkursi komunal për sporte, i përfunduar së fundmi.

– Ne duam ta njoftojmë presidentin e Federatës me situatën në sportet e Bujanocit, mbi të gjitha me problemet me të cilat përballen klubet e këtushme. Kjo do të diskutohet në takimin me përfaqësuesit e klubeve. Shtefanek dëshiron të takohet me Arifin në mënyrë që së bashku të diskutojnë mundësitë për rritjen e bashkëpunimit midis klubeve dhe vetëqeverisjes lokale, si dhe projekte të ardhshme, ndërsa e gjithë kjo me qëllim të zhvillimit të sportit në komunën tonë – thotë Miliq

Shtefanek, një mundës i famshëm dhe kampion olimpik nga viti 2016, do të vie në Bujanoc i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i FSS Goran Marinkoviq, një ish-futbollist.

Miliq njofton se të ftuarit sjellin donacione të begatshme për klubet e Bujanocit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *