fbpx

QYTETI I MBYLLUR: KOMUNA E BUJANOCIT E PARAFUNDIT NË SERBI PËR NGATRANSPARENCA

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 15 qershor 2021. – Në tabelën e transparencës së komunave dhe qyteteve në Serbi, komuna e Bujanocit është në vendin katastrofal të parafundit. Presheva ka të njëjtin indeks dhe këto dy qeveri lokale janë më të këqijat, në mesin e 145 komunave në të gjithë vendin, për sa i përket transparencës në shpenzimin e parave nga buxheti, vendimmarrjes, përdorimit të pronës komunale dhe shpërndarjes së parave në konkurse.

– Bujanoci regjistroi një rënie të madhe – tha Zllatko Miniq, bashkëpunëtor i organizatës “Transparenost Srbija”, në prezantimin e “Indeksit të Transparencës së Vetëqeverisjes Lokale LTI 2021”.

Që nga viti 2015, “Transparenost Srbija” ka përdorur metodologjinë LTI për vlerësimin dhe renditjen e njësive të vetëqeverisjes lokale bazuar në indeksin e transparencës.

Nga vendi i dhjetë i shkëlqyeshëm dhe indeksi 47, në të cilin ishte ranguar sipas raportit nga viti 2017, Bujanoci kishte pësuar një rënie të vazhdueshme, duke u vlerësuar me indeksin aktual LTI 21 dhe krejt në fund sa i përket transparencës.

Indeksi llogaritet si shuma e pikëve të marra në bazë të përgjigjeve në pyetjet treguese që u mblodhën duke rishikuar prezantimet zyrtare në internet të qyteteve, komunave dhe komunave të qyteteve.

Drejtori i “Transparenost Srbija”, Nemanja Nenadiq, tha se transparenca është më e madhe atje ku ka detyrime ligjore dhe sanksione të përcaktuara qartë.

Nga komunat përreth, Vranja është në vendin e 7-të dhe Vladiçin Hani në vendin e 12-të.

Beçeji (90), Sombor (88) dhe Kanji]a (83) kanë indeksin më të mirë të transparencës në Serbi.




Leave a Reply

Your email address will not be published.