fbpx

EDHE NJË FITORE E BUJANOVAÇKE-s DHE QYTETARËVE

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 16 qershor 2021. Pas shkrimit të Bujanovaçke-s për gropën në trotuarin e ri afër qendrës tregtare “Ballkan”, e cila paraqet rrezik për këmbësorët, autoritetet reaguan dhe riparuan atë pjesë të trotuarit. Kjo është vetëm një nga fitoret e lexuesve tanë.

Sipas qytetarëve, disa ditë pasi teksti u publikua në portalin tonë, vendi u pastrua nga mbeturinat, ndërsa më pas u vendos edhe një pllakë adekuate.

Ju kujtojmë se shërbimet komunale dhe NP “Komunalac” reaguan në disa raste kur qytetarët përmes portalit tonë i publikuan problemet që hasin çdo ditë, ndërkohë që këto punë janë nën juridiksionin e tyre.

Pas artikullit të publikuar nga Bujanovaçke, ishin riparuar edhe rrugët afër kopshtit, ishte anuluar vendimi i paligjshëm për financimin e klubeve sportive, ishte rregulluar ndriçimi i rrugëve,ishte vazhduar asfaltimi i rrugës kryesore, filloi shtruarja e pllakave në trotoare, rregullimi i sinjalizimit rrugor në qendër të qytetit, u rinovua shkolla në Rakoc, disa zyrtarë komunalë raportuan pasurinë e tyre, u hoq veranda e kafiterisë e vendosur në sipërfaqen e gjelbëruar në sheshin e qytetit, u pastruan deponitë ilegale te Karakaçka dhe ajo afër Motelit, u rrënua objekti që rrezikonte fëmijët në shkollën oborrit në Llopardincë, pa numëruar këtu edhe rastet e tjera.

Për rreth një vit e gjysmë, ne publikuam mbi një mijë tituj në lidhje me virusin corona, raportuam për mungesat e ujit dhe energjisë elektrike, transmetuam drejtpërdrejt ngjarje të rëndësishme, ishim në vendin e ngjarjes gjatë përmbytjeve, kemi shkruar për për sukseset e bashkëqytetarëve tanë – me një fjalë, ishin në vazhdimësi sytë dhe veshët e bujanocasve tanë.

Kjo dëshmohet me milionë vizita të faqes tonë në www.bujanovacke.co.rs, si dhe me jehonën e postimeve tona në faqen e Facebook facebook / bujanovacke, e cila është bërë një medium i veçantë.

Bujanovaçke dhe qytetarët vazhdojnë të jenë në të njëjtën detyrë, andaj vazhdoni të na lexoni dhe të na raportoni.




Leave a Reply

Your email address will not be published.