fbpx

KOMUNA: ARIFI KËRKOI NGA KOMISIONERI I I LARTË I OSBE-së TA PARANDALOJË DISKRIMINIMIN E SHQIPTARËVE

Bujanoc, 17 qershor 2021. – Sipas asaj që thuhet nga Komuna, Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, e informoi Komisionerin e lartë të OSBE-së për pakicat kombëtare, Kairat Abdrahmanov, për diskriminimin të cilit po i ekspozohen shqiptarët duke u fshirë në mënyrë selektive nga regjistri civil i popullsisë, përkatësisht përmes pasivizimitt ë vendbanimit.

– Presidenti Arifi kërkoi nga Komisioneri i Lartë që të përdorë ndikimin e tij për të parandaluar këtë lloj diskriminimi – njoftoi vetëqeverisja lokale.

Arifi dhe Abdrahmanov gjithashtu biseduan sot në Bujanoc edhe për “shumë probleme në fushën e arsimit”.

– Temat ishin edhe zhvillimi i Fakultetit ekonomik në Bujanoc, mosnjohja e diplomave nga universitetet e Kosovës dhe moszbatimi i Planit 7 pikësh – thonë në Komunë.

Siç thuhet, Arifi kërkoi që të gjitha vështirësitë me të cilat përballet komuniteti shqiptar të merren seriozisht ndërsa me trajtimin e tyre të merren instancat më të larta ndërkombëtare.




Leave a Reply

Your email address will not be published.