fbpx

SHPALLET TENDERI PËR KAPJEN E QENVE ENDACAK

Shkruan : N. Stevanoviq
Bujanoc, 18. qershor 2021. Më në fund Komuna e Bujanocit shpalli tenderin për largimin e qenve endacakë, pasi Bujanovaçke shkroi për situatën katastrofike në rrugët e qytetit.

Drejtori i Stacionit të veterinës në Bujanovac, Miodrag Millkoviq, konfirmoi se është hapur tenderi për kompanitë që merren me këtë veprimtari.

Ai thotë se e ka marrë dokumentacionin dje dhe se Stacioni i Veterinës do të dërgojë ofertën e tij në ditët në vijim, dhe pastaj duhet të presim që procedurat të përfundojnë.

Shpallja e tenderit ishte njoftuar më parë nga shefi i kabinetit të kryetarit, Sali Salihi.

Kanë kaluar gati tre muaj nga skadimi i kontratës së fundit ndërmjet Stacionit të veterinës dhe Komunës, dhe që nga ardhja e Nagip Arifit në pozicionin e presidentit në korrik të vitit të kaluar, është lëshuar vetëm një urdhër për kapjen e qenve.

Në vitin 2019, vetëqeverisja lokale caktoi 2 milion dinarë për largimin e qenve endacakë, dhe planifikoi të kapte dhe akomodonte 250 qenë, përkatësisht 8.160 dinarë për qen.




Leave a Reply

Your email address will not be published.